Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri Kapiti: Disa portale, medie e gazetarë antishqiptarë e turkofobë në Shqipëri e Kosovë

Shqipërinë e ka mbërthyer krimi, korrupsioni  dhe droga.

Për ditë dëgjohen e lexohen në  gazeta e portale si dhe shikohen nëpër televizionet e Shqipërisë  lajme të tmerrshme krimesh të cdo lloji,  raste korrupsioni, hajdutërie e trafikimesh njerzore e droge, vjedhje politike, krime gjyqsore e qeveritare, grabitje shtëpish e krime ordinere  të cilat përbëjnë kryelajme  në Shqipëri.

Pa dyshim që për këto lloj lajmesh e informacionesh negative që jipen si kryelajme për Shqipërinë  nga mediat shqiptare, por që  edhe për këto lajme,për paraqitjen “famoze e pompoze” të tyre janë të interesuara programe dhe strategjitë antishqiptare greke, sllave, serbe dhe qarqe antishqiptare europiane të cilat duan ta paraqesin  dhe ta ushqejnë jo vetëm opinionin e brendshëm shqiptar por edhe atë botëror me qëllim të diskreditimit me imazhin sa më negativ që të jetë e mundur, me qëllim izolimin dhe mos integrimin e Shqipërisë në BE, në përpjekje për ta paraqitur para opinionit europian nje imazh negativ për Shqipërinë dhe për shqiptarët;  si vënd që nuk ndërton shtetin ligjor me standarte moderne e demokratike, si një Shtet i cili prodhon  moszhvillim,pasiguri, paqëndrueshmëri, krim ,korrupsion ,drogë dhe eksod. Kësaj i shërbejnë edhe shume medie, portale, gazetarë , drejtues opinionesh e analizash, opinionistë por edhe politikanë shqipfolës antishqiptarë të cilët bëjnë tradhëti kombëtare duke ngrënë paranë e huaj dhe duke u bërë mercenarë të saj.

Tani na doli publikisht edhe skandali tjetër ku nuk e di se a ka mbetur ndonjë gazetarë, opinionist, media e portal i pa ndotur nga tradhëtia kombëtare  të financuara nga eurot sekrete greke apo edhe serbe për të bërë propagandë e lobim të interesave antishqiptare të tyre në Shqipëri.

Motivi që më shtyu për këtë shkrim është skandali i madh i bërë publik nga media për financimin me fonde sekrete nga Shteti grek për portale, media dhe për gazertarë shqiptarë  të ciët propagandojne dhe lobojnë për interesat  greke në Shqipëri.

Ca (por jo edhe të paktë )gazetarë, portale dhe media  antishqiptare e turkofobe në Shqipëri e Kosovë  janë  mercenarë serbo-grekofilë dhe u shërbejnë interesave të Greqisë e Serbisë në këmbim të financimeve sekrete që ato dhe kisha ortodokse marrin  prej fondeve sekrete antishqiptare të qeverive të Serbisë e të Greqisë.

Në Shqipëri nuk janë të pista, të ndotuara ,të kriminalizuara e të korruptuara vetëm politika, drejtësia, pushteti por më shumë dhe më antikombëtare  janë  disa  portale, media e gazetarë.

Propaganda,informacionet , kronikat, intervistat, opinionistët  dhe lajmet   që ato ua servirin opinionit shqiptar me helmin greko-serbofil antishqiptar. Pra lajmet dhe informacinet që merr publiku nga mediat e financuara nga eurot e fondeve sekrete greke e serbe  janë të situra, të klasifikuara,dhe të parapërgatitura duke kaluar në filtrin e parave dhe të eurove të antishqiptarizmit.

Kjo përderisa doli edhe sheshit financimi i tyre nga fonde sekrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për dhe në shërbim të interesave të shtetit grek .

Ajo e cila habit më së shumti është heshtja dhe “indiferentizmi” edhe e  politikës dhe e politikanëve shqiptar, qoftë pozita si qeveri, qoftë madje dhe nuk kuptohet pse hesht edhe opozita, mediat pranë tyre dhe  heshtja e struktuarave shtetërore përballë këtij turpi  kombëtar e skandali të rëndë që mediat, gazetarët dhe portalet në Shqipëri marrin para të zeza  dhe para “sekrete”për të bërë lobim në favor të interesave greke në Shqipëri.

Apo mos vallë edhe politikanët shqiptarë marrin financime nga fondet sekrete serbe e greke për ta mbajtur Shqipërinë peng paqëndrueshmërie, mosfunksionimi të ligjit, të drejtësisë dhe shtetit ligjor. Kjo pasi për faje tërësisht të politikës së politikanëve shqiptar   të papërgjegjshëm dhe me rekorde kriminale korrupsioni e tradhëtie, prej këttyre soji politikanësh Shqipëria mbeti gjithnjë   problematike me ligjin, me drejtësinë, me trafikimin e qënieve njerëzore dhe të drogës; një Shqipëri problematike  me krimin dhe me korrupsionin, me papunësinë dhe me eksodin; një Shqipëri shumë larg  integrimit në BE, gjëndje kjo e cila  është në interes të strategjisë  antishqiptare  dhe interesave greke e serbe .

Dhe nuk  është vetëm Greqia por janë edhe Serbia e cila ka mercenarët e vet në mediat shqiptare në Shqipëri si p. sh. deri  një emisioni me emërtesë serbe “provokacija” e mercenarit apo kopilit grek Mustafa Nano i shitur për 30 mijë euro e që ka thënë se “kosovarët kanë gjak serb” dhe te disa portale e TV në Kosovë. Ka  edhe gazetarë, pseudohistorianë me ndikim dhe formësim sllavo-grekobizantin, intelektualë dhe politikanë  shqiptarë  serbo-grekofil me emra musliman por që shprehen dhe janë  tepër fanatikë   kristianofilë. Kjo vjen prej asaj  se  këtë ata e bejne per t’u dukur dikushi dhe për t’u shitur e paraqitur sikur janë “patriotë eurokristianë”,  ose dhe më e sakta është kjo: se ata kanë marrë paranë e huaj për të mbjellur e pëhapur  urrejte kundër  shumicës  së  muslimanizmit shqiptar  si dhe për të përcarë  sa të munden marrëdhëniet  vëllazëreore shqiptarto-turke.

Këto ,pra, disa media dhe gazetarë shqiptarë qënkan shitur dhe kanë bërë tradhëti kombëtare,  bëjnë antishqiptarizëm dhe dëm të madh interesave kombëtare. Disa portale dhe gazetari e media në Shqipëri por edhe në Kosovë japin lajme politike sipas gustos, shijes dhe asaj se cfarë dëshirojnë serbët e grekët: interesat e tyre  politike, ekonomike, kombëtare dhe strategjike antishqiptare.

Pra, tani po  kuptohen edhe ato portale islamofobe e turkofobe të cilat vjellin vrer edhe kundër Turqisë, kundër marrëdhënieve miqësore e vëllazërore shqiptaro-turke.

Prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-turke e dëshirojnë armiqt tradicionalë të shqiptarëve ,grekët dhe serbët kryesisht (por edhe qarqe politike e raciste islamofobe të Europës), paratë e të cilëve kanë blerë media, gazeta, gazetarë e pronarë mediash, por edhe politikanë në Shqipëri e Kosovë.

Pra, pas  rrezikut  të “neosmanizmit” të fabrikuar nga grekët e serbët, nga politika dhe nga kisha e tyre, qëndron  paraja e tyre të cilët kanë korruptuar dhe blerë disa farë pseudoanalistësh, mercenarë pseudo- historianë antishqiptarë, disa media , disa gazetarucë , disa portale në Shqipëri dhe në Kosovë të cilët e luajnë rolin e mercenarit antishqiptar maskuar e justifikuar me rrezikun e neootomanizmit dhe të  erdoganizmit.

Nuk është fare e vështirë për t’i dalluar  ata sharlatanë gazetarë  e media të shitura te serbi e greku, dhe nuk është e vështirë për të  kuptuar se qëllimi kryesor i fondeve serbo-greke është futja e grindjes dhe e urrejtjes së shqiptarëve kundër Turqisë me synimin e vetëm që shqiptarët të izolohen në Ballkan, pasi shqiptarët kanë armiq sllavët e grekët , dhe po këta bëjnë gjithcka munden që të sabotojnë e të prishin marrëdhëniet miqësore, vëllazërore e strategjike shqiptaro-turke.

Këtë ata synojnë ta bëjnë duke u përpjekur që të prishin marrëdhëniet ekonomike, politike, diplomatike, kulturore, akademike, tregtare dhe sidomos ato ushtarake e strategjike të Shqipërisë e të Kosovës me Turqinë.

Disa media shqiptare të shitura, me djallëzinë e tyre maskuar në disa raste me patriotizëm të rrejshëm dhe me proeurointegrimin e tyre fals ,me dukje dhe me reklamime  me mjaft hipokrizi e finesë përpiqen  të ushqejnë te shqiptarët  urrejtjen për Turqinë; përpiqen ta manipulojnë dhe ta helmojnë opinionin publik  shqiptar  me rrezikun e neootomanizmit, turqizmit dhe erdoganizmit  gatuar në kuzhinat dhe skutat e errëta politike e diplomatike të Greqisë e të Serbisë por edhe nga politikanë e mediatikë perendimorë.

Synimi i vërtetë   është përpjekja  e tyre për ta paraqitur si rrezik neoosmanizmin  me qëllim  për t’ua harruar, shlyer  dhe larguar shqiptarëve nga kujtesa historike krimet dhe genocidin sllavo-grek të ushtruar prej tyre , pra në përpjekje për të  humbur nga kujtesa historike kombëtare genocidin dhe kryqëzatat kriminale sllavo-serbo-greko-ortodokse  mbi shqiptarët të ndërmarrë prej tyre që prej 150 vitesh.

Turkofobët mediatik, propagandistik dhe gazetarët  dhe pseudointelektualët  shqiptarë turkofobë që janë një pakicë,   disa prej tyre janë injorantë  dhe fanatikë kristianë, por më të shumtët  e kësaj pakice islamofobe e turkofobe   janë mercenarë e tradhëtarë  përderisa pranojnë të marrin euro nga fondet sekrete të Greqisë e Serbisë dhe të shndërrohen në zëdhënës dhe propagandues të interesave politike e strategjike antishqiptare të tyre. U habita kur lexova një shkrim të një turkofobi e grekofili shqiptarë i cili mundohej që korruptimin dhe mercenarizmin progrek të shqiptarëve  t’ia faturojnë otomanizmit ,sikur ai solli ryshfetin dhe mercenarizmin, kur dihet që krimin, genocidin, pabesinë,  mercenarizmin, pabesinë  dhe korrupsionin e ka aplikuar gjithmonë Europa kryqtare  dhe madje edhe sot perendimi  modern.

Problemi i shqiptarëve nuk është i ashtuquajturi rreziku “neootoman” por rreziqet për shqiptarët janë dhe mbeten sllavizmi dhe helenizmi , genocidi dhe kolonializmi sllavo-grek të cilët mbajnë të pushtuara trojet shqiptare në Mal të Zi , Serbi, Maqedoni e Greqi.

Dhe, ata shqiptarë të cilët propagandojnë, trillojnë dhe përpiqen që të përhapin, të infektojnë  e të përcajnë marrëdhëniet shqiptaro-turke janë tradhëtarë dhe antishqiptarë pasi bëjnë atë të cilën duan pikërisht serbët dhe grekët antishqiptarë: destabilizim, moszhvillim, mosintegrim, përcarje dhe izolim të shqiptarëve edhe prej miqve dhe aleatëve strategjik të tyre ,prej SHBA dhe prej Turqisë.

Nuk janë rrezik për shqiptarët Turqia dhe as Erdogani por ata janë miq besnik e të sinqertë të shqiptarëve , pasi Turqia  është aleati besnik politik, diplomatik, ekonomik, ushtarak e strategjik për shqiptarët.

I pyesin turkofobët  shqiptarë dhe mercenartë serbo e grekofil  që merren deri edhe me grimca, shpifje të ulta , intriga  dhe me thashethemnaja urrejtje kundër Turqisë, se Turqia nuk është as si Serbia, as si Greqia dhe as si Rusia të cilat janë armiq të shqiptarëve; të cilat nuk e kanë njohur akoma Shtetin e Kosovës por vetëm sa punojnë ditë e natë kundër shqiptarëve.

Ndërsa Turqia është ndihmësja dhe kontribuesja kryesore për shtetndërtimin moderrn të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, të ndihmës ushtarake e strategjike për Shqipërinë e Kosovën.

Turqia ishte lobuesja kryesore në favor të interesave të Shqipërisë pas SHBA-ve për anarësimin e Shqipërisë në NATO; Turqia është lobuesja kryesore për njohjet ndërkombëtare të Kosovës nga vëndet islamike; është avokatja besnike e Kosovës në NATO  dhe në  OKB etj.

Si nuk kanë turp dhe si guxojnë që këto media e gazetarë të bëhen mercenarë kundër interesave kombëtare shqiptare; si guxojnë që t’u shkojnë për shtati dhe tu shërbejnë interesave  të kolonizatorëve sllavë e grekë të cilët akoma synojnë që ta coptojnë Shqipërinë e Kosovën, t’u marrin atyre detin dhe territore kur ato mbajnë nën pushtim Shqipërinë Veriore nën  Mal të Zi, Kosovën Lindore  nën Serbi;  Shqipërinë Jugore e ka koloni  Greqia ,dhe shteti artificial Maqedonia e cila si shtet është ngritur mbi troje shqiptare.

Ndërsa turkofobët  shqiptarë sllavo-grekofilë  ndjellin e përpiqen  të përcajnë marrëdhëniet shqiptaro-turke, përpiqen që të helmojnë e të prishin aleancën strategjike, Aleancë e cila është strategjike dhe jetike në Ballkan për shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …