Sot rreth orës 17.00, në Ohër, përfundoi takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Vuçiq

Sot në Bruksel, kryeministri Kurti dhe kryetari i Serbisë, Vuçiq, do të rikthehen në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian

Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari  i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas disa muajsh do të rikthehen në tavolinën e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Pritjet ndërkombëtare për progres janë të mëdha. Në një përgjigje për mediet ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë se Berlini zyrtar vlerëson faktin që sot do të mbahet takim i nivelit të lartë dhe kanë shprehur mbështetjen gjermane për procesin që e ndërmjetëson Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell dhe emisari Miroslav Lajcak. Nga Ambasada e Gjermanisë kanë potencuar se është urgjente që Kosova dhe Serbia të angazhohen dhe përkushtohen plotësisht për shtendosje dhe për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, bëri  të ditur për mediet Ambasada e Gjermanisë, në Kosovë.  Këtë takim që do të mbahet sot, në Bruksel, Gjermania e sheh si një mundësi të mirë për të lënë anash menaxhimin e krizave dhe për t’u rikthyer tek një proces kredibil dhe konstruktiv.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …