KMDLNj: Specialja po e shkel Ligjin për Gjuhë të Kosovës dhe po pamundëson mbrojtjen efektive të të akuzuarve

Sot, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca e pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore në rastin kundër krerëve të UÇK-së

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, do të mbahet konferenca e pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore në rastin kundër  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas një njoftimi në faqen zyrtarë të Dhomave të Specializuara konferenca pritet të filloj në orën 11:00 dhe ajo mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë. Katër krerët e lartë të UÇK-së  akuzohen se si drejtues të luftës, kundër regjimit vrastar të Millosheviqit, gjoja  kishin kryer krime kundër njerëzimit. Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2o2o kur ishin arrestuar në mënyrë spektakolare nga Policia e EULEX-it, duke u bastisur edhe shtëpitë, duke u konfiskuar libra e shënime dhe materiale të ruajtura në kompjuterë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …