Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ka vazhduar procesi gjyqësor kundër krerëve të luftë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ka vazhduar  procesi gjyqësor kundër krerëve të luftë së UÇK-së. Avokatja e Jakup Krasniqit,  Venkateswari Alagendra e ballafaqoi dëshmitarin me disa deklarata në të kaluarën, në të cilën ai ia lë fajin përkthimit, për pasaktësi. Ajo e ka pyetur dëshmitarin lidhur me disa dëshmi që ai i kishte dhënë në të kaluarën, e të cilat në disa pika nuk përshtaten me dëshminë e sotme. Avokatja e ka pyetur dëshmitarin se kur iu tregua dokumenti thotë se nuk iu kujtohej sa ka qenë data kur e keni bërë këtë ankesë? Në pyetjen e avokates se a është marrë  numri 1 nga UÇK-ja nga shtëpia e tij? dëshmitari ka deklaruar se nuk është e vërtetë që është marrë në shtëpi, por ka mundur të ndodhë ndonjë gabim të përkthimi. Në pyetjen se ke  dhënë shumë dëshmi ku keni thënë se keni parë katër veta me maska,  deshmitari  thotë se me dy prej jam ballafaquar më shumë, por nuk jam i sigurt se sa kanë qenë.  Në pyetjen e avokates  se më 22 janar 2003 ke dhënë një dëshmi ku keni përmendur emrat e personave që dyshoni se kanë qenë ekzekutuesit, dëshmitari thotë se ka përmendur dy personat që i kam parë. Kurse të tjerët janë që më kanë thënë pastaj. Dy i kam parë personalisht, ata janë me numrat 12 dhe 13, ka thënë dëshmitari i cili ka ndërruar disa pjesë të dëshmive paraprake, duke fajësuar përkthyesit, për pasaktësi.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …