Brickos

Sot në komunën Hanit të Elezit shënohet Dita e Dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot në komunën Hanit të Elezit shënohet Dita e Dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komuna e Hanit të Elezit kujtohen trembëdhjetë dëshmorë të rënë në luftën e fundit çlirimtare. Kjo trevë veçohet për kontribut në logjistikën e UÇK-së, si dhe për disa beteja kundër  ushtrisë dhe policisë serbe. Sot me aktivitete të ndryshme tematike, përkujtimore e kulturore organizuar nga komuna do të shënohet Dita e Dëshmorëve. Duke filluar në orën 16.00 do të mbahen omazhe te kompleksi i “Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Pustenik. Në orën 17:00 shfaqet programi muzikor nga Shoqëria Kulturore  “SHARRI”në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri”.  29 Gushti, ”Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit” është radhitur në kalendarin e ngjarjeve zyrtare të komunës për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, të gjithë ata që luftuan e punuan, në veçanti për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe familjeve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …