Kuvendi i Kosovës

Sot në Kuvendin e Kosovës dorëzohet peticioni për heqjen e homologimit i nënshkruar nga më shumë se 10 mijë qytetarë

Sot në Kuvendin e Kosovës do të dorëzohet peticioni për heqjen e homologimit. Sipas njoftimit të organizatorëve, peticioni është nënshkruar nga më shumë se 10 mijë qytetarë të cilët kërkojnë nga Kuvendi që Ligji për Automjete të ndryshohet dhe obligimi për homologim të hiqet në tërësi. Sipas tyre, homologimi si i tillë nuk është se ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetarin marrë parasysh që shumica dërrmuese e veturave importohen nga shtetet e BE-së. Për veturat që importohen nga shtete që nuk standardet e njëjta si Britania, SHBA etj., verifikimin mund ta bëjë dogana ose edhe kontrolli teknik. Organizatorët thonë se është koha që deputetët të tregojnë se a janë me të vërtetë përfaqësues të popullit apo marioneta të oligarkëve. Ata shtojnë se arsyeja pse qytetarët paguajnë 125 euro për homologim nuk është për shkak të mungesës së konkurrencës, por për shkakun se Ministria e Infrastrukturës e ka përcaktuar atë çmim

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …