Kuvendi i Kosovës

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen dy komisione parlamentare. Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit si dhe do të mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Në mbledhjen e komisionit për legjislacion do të shqyrtohet raporti vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019-të, shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019-të si dhe do të shqyrtohet raportit vjetor i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019-të. Ndërkaq, në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i raportit të Auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …