Sot në Marinë të Skenderajt janë nderuar dëshmorët Xhavit e Arsim Gashi në 20-vjetorit e rënies së tyre në altarin e lirisë

Sot në Marinë të Skenderajt janë nderuar dëshmorët Xhavit e Arsim Gashi në 20-vjetorit e rënies së tyre në altarin e lirisë

Sot një delegacion i komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryetari z.Bekim Jashari, nënkryetari z.Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, pastaj familjarë të dëshmorëve, asambilstë të Kuvendit, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, në kujtim të të rënëve dëshmorë Xhavit e Arsim Gashi nga Krysheci, në 20-vjetorit e rënies së tyre në altarin e lirisë. Homazhe janë bërë edhe tek lapidari i dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Kllodernicë, në përvjetorin jubilar, përkatësisht 20-vjetorin e rënies së tyre, duke shprehur mirënjohje të thellë, për sakrificën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …