leoni

Sot në Mitrovicë mbahet Marshi Protestues: Drejtësi për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari

Sot në Mitrovicë mbahet Marshi Protestues: Drejtësi për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari

Sot në pjesën jugore të qytetit të  Mitrovicës do të mbahet  Marsh Protestues për të kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit, Astrit Dehari. Marshi fillon nga ora 12:00 te sheshi, te Xhamia “Isa Beg”. Astriti Dehari vdiq më 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana të dyshimta dhe të pasqaruara. Ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi për vdekjen e tij. Kërkojmë zbardhjen sa më parë të këtij rasti tragjik për shoqërinë, thuhet në një njoftim për medie.

Marshi protestues organizohet nga shoqëria civile me moton:

“Mitrovica kërkon drejtësi për Astritin!”

Marshi protestues mbështet nga:

  1. Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe ata të UP-së (Dega Mitrovicë)
  2. “Shoqata e ish të burgosurve politikë”
  3. “Shoqata minatori 88-89”
  4. OJQ “Me dore ne zemër”
  5. SH.H.B. “Nëna Tereza” – Regjioni i Mitrovices
  6. OJQ “Mundësia”
  7. Sindikata e minatorëve të Trepçës në “Stan Tërg”
  8. OJQ “Hendikos”
  9. Iniciativa “Tjetërqysh”
  10. Shoqata e shkrimtarëve “Jakup Ceraja” Mitrovicë
  11. OJQ “Asociacioni për Shoqëri Civile”
  12. Shoqata për të drejtat e fëmijëve “Fshati i Shpresës”
  13. PRAM
  14. Qendra Rinore – Mitrovice
  15. 7 Arte.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …