Sot në Pejë përkujtohet dëshmori i kombit, Esat Ramë Tahiraj

Sot në Pejë përkujtohet dëshmori i kombit, Esat Ramë Tahiraj

Në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij liridashëse,  sot në Pejë  përkujtohet Dëshmori i Kombit, Esat Ramë Tahiraj. Organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Pejë, sot në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në fshatin Fierzë të Pejës  do të bëhen homazhe te varri i dëshmorit, Esat Ramë Tahiraj. Vrasja e tij ishte bërë nga UNMIK-u, i cili me politikën e vet kolonialiste, po e ngulfaste Kosovën, duke e kthyer prapa. Në procesin hetimor, të organizuar me këtë rast, UNMIK-u përdori të gjitha mjetet e mundshme, për të zhvilluar një hetim absolutisht të njëanshëm, duke kërcënuar e shantazhuar dëshmitarët dhe duke shpikur dëshmitarë të rremë, që ta fshihnin realitetin e vrasjes së tij, më 17 mars të vitit 2004.

Kontrolloni gjithashtu

Me 6 shkurt të vitit 1999 nga Aeroporti i Prishtinës, u nis  për në Rambuje të Francës, delegacioni i Kosovës

Me 6 shkurt të vitit 1999 nga Aeroporti i Prishtinës, u nis  për në Rambuje …