Sot në Prishtinë protestohet kundër arrestimit të Ramush Haradinaj

Sot në Prishtinë protestohet kundër arrestimit të Ramush Haradinaj

Sot në Prishtinë do të protestohet kundër arrestimit të ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj nga policia franceze në bazë të fletarrestim të lëshuar nga Serbia nëpërmjet interpolit. Marshi protestues do të filloj pranë Pallatit të Rinisë duke filluar nga ora 13.00. Marshi protestues ka për qëllim shprehjen e indinjatës dhe pakënaqësisë kundër ndalimit dhe arrestimit të një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është ndaluar nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhër arrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …