Kryetari i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ndan urdhrin Hero i Kosovës për Idriz Seferin

Sot në qendër të Gjilanit është zbuluar shtatorja e heroit të kombit, Idriz Seferi

Sot në qendër të Gjilanit është zbuluar shtatorja e  heroit të kombit, Idriz Seferi. Me ketë rast kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ndjehet i nderuar që gjendet në qytetin e Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës e shumë heronjve të tjerë që i dha Kosovës dhe shqiptarisë. Thaçi tha se shtatorja e Idriz Seferit po inaugurohet në vigjilje të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. “Idriz Seferi u shqua për trimëri, besnikëri të cilët nuk u zmbrapsën asnjëherë nga ideja për pavarësi të plotë. Idriz Seferi dha një kontribut të madh në kryengritjet që çuan në pavarësinë e Shqipërisë. Idriz Seferi u shqua edhe në kuvende, ku pajtoi shumë njerëz mbi atë që interesi i atdheut është më i madh sesa individual”, tha ai, transmeton Kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjshmërinë dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me …