Sot, në Radion-Kosova e Lirë qëndruan për një vizitë, veprimtarët e të burgosurit politikë, Mehmet Bislimi dhe Mujë Gashi

Sot, në Radion-Kosova e Lirë qëndruan për një vizitë, veprimtarët e të burgosurit politikë, Mehmet Bislimi dhe Mujë Gashi

Radio-Kosova e Lirë, vazhdon të vizitohet e të mbështetet moralisht nga shumë veprimtarë, sidomos nga ish të burgosur politikë, nga invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, veçmas nga familjarët e dëshmorëve e të martirëve të kombit. Sot qëndruan për një vizitë veprimtarët: Mehmet Bislimi dhe Mujë Gashi. Ata  biseduan  me drejtorin e Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi. Ai i njoftoi shkurtimisht me punën dhe aktivitetin e Radios, e cila ka hyrë në vitin e  24-të të transmetimit të programit, duke filluar nga 4 janari i vitit 1999.

Mehmet Bislimi shfaqi interesim lidhur me sektorin e botimit të veprave, pasi Radio-Kosova e Lirë deri tani ka botuar shumë vepra nga fondi vet  informativ, historik, vepra autoriale të stafit të Radios por edhe të shkrimtarëve e poetëve nga Kosova e më gjerë.

Veprimtari dhe ish i burgosuri politik i viteve 80-të, Mujë Gashi solli në kujtesë aktivitetin e dy vëllezërve të tij, martirë të lirisë: Adem Avdyl Gashi dhe Xhafer Avdyl Gashi të cilët kanë rënë me 30 prill  të vitit 1999, në Vërboc të Drenicës, në ditën kur ka rënë edhe Komandanti i Brigadës 114, Ilaz Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …