Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, fillon manifestimi letrar tradicional, “Ora e Tahir Deskut”

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, fillon manifestimi letrar tradicional, “Ora e Tahir Deskut”

Kryetari i komunës së Klinës ish eprorë i lartë i UÇK-së, Sokol Bashota ka botuar një përmbledhje me poezi të Tahir Deskut, titulluar “Unë jam në çdo vend”. Këtë përzgjedhje Bashota e ka përgatitur dhe botuar me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së poetit të ndjerë, Tahir Desku, i cili 12 vjet më parë ka ndërruar jetë në komunikacion. Promovimi i kësaj përmbledhje, sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, në orën 13.00, në manifestimin letrar tradicional “Ora e Tahir Deskut”, me ç’rast do të jepet çmimi “Ora e Tahir Deskut” për veprën më të mirë letrare dhe do të mbahet një orë letrare, në të cilën do të garojnë poetë shqiptarë, poezitë e të cilëve do të shpërblehen me të holla.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …