Sot në Shtëpinë e Kulturës së Vushtrrisë, me aktivitete tematike, përkujtimore e kulturore u përkujtua 24-vjetori i Betejës së Hamidisë

Sot në Shtëpinë e Kulturës së Vushtrrisë, me aktivitete tematike, përkujtimore e kulturore u përkujtua 24-vjetori i Betejës së Hamidisë

Sot në orën 13:00, në Shtëpinë e Kulturës së Vushtrrisë, e cila ishte e mbushur përplot me të ftuar me aktivitete tematike, përkujtimore e kulturore u përkujtua 24-vjetori i Betejës së Hamidisë, e cila ishte zhvilluar më 11 qershor të vitit 1998,  pastaj heroi i asaj beteje, komandanti i Artakollit, Jashar Jashari  dhe u shfaq premiera e filmit dokumentar “Komandanti sypatrembur i Artakollit” kushtuar këtij Heroi të Kombit.

Pas hapjes  së aktiviteteve, Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit gjatë kohës së luftës dhe kryetar i AAK-s, Ramush Haradinaj i ndau një “Mirënjohje” familjes së heroit Jashar Jashari, të cilën  e pranoi bija heroit, zonja Vlora Jashari.

Më pas në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti kryetari i degës së veteranëve në Vushtrri, Gëzim Zuçaku.

Në emër të këshillit organizativ, foli para të pranishmëve z. Safet Hasani, i cili veçoi punën dhe mundin që ka bërë ky këshill në ofrimin e të dhënave e intervistave për filmin dokumentar, ”Komandanti   sypatrembur i Artakollit” të cilin e ka realizuar TV-Dielli. Ai falënderoi të gjitha ata që ndihmuan në realizmin e dokumentarit.

Përveç familjarëve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, në këto manifestime morën pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, veprimtari, Fadil Fazliu, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, zyrtarë të komunës së Vushtrrisë, veteranë të arsimit dhe qytetarë të shumtë.

Shfaqja e filmit dokumentar: “Komandanti sypatrembur i Artakollit” është përcjellë me një interesim të jashtëzakonshëm  të publikut, në  nderim e respekt për jetën dhe veprën  e dëshmorit, Jashar Jashari, Komandant Duraku. Edhe pse filmi  zgjati rreth 1 orë e dhjetë minuta, në sallë mbretëronte një qetësi e plotë nuk u dëgjua  as edhe një pipëtimë.

 

 

 

Fotot i realizoi: Kushtrim Haxha

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …