leoni

Pas drejtimit me sukses të OSBE-së, Shqipëria merr presidencën njëvjeçare të Nismës Adriatiko – Joniane

Sot në Tiranë do të takohen ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit

Sot në Tiranë do të takohen  ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. Takimi do të mbahet në pallatin e Brigadave në kryeqytetin e Shqipërisë, ku qysh në mëngjes  do të priten delegacionet e vendeve përkatëse. Përveç ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe  Bosnje-Hercegovina, pjesë e takimit do të jenë edhe ministrat e shteteve anëtare të përfshira në Proces si Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar. Takimi do të kulmojë me një konferencë të përbashkët për shtyp në mes të ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili do të drejtojë edhe punimet e këtij takimi, ministres së jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe komisionarit të BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ajo që pritet me interes nga ky takim do të jenë diskutimet për çështjen e Kosovës dhe Serbisë për sa kohë të pranishëm do të jenë ministrat e Jashtëm të dy vendeve Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …