OVL-UÇK

OVL e UÇK-së: Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur në zyrat e OVLUÇK-së, në Prishtinë, priten edhe 7.000

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se sot një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur në zyrat e OVLUÇK-së në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.  “Dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë një njeri me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati.  “Është material i Gjykatës Speciale që ka dalë prej tyre, dikush e ka pru në organizatë. Ka emra të dëshmitarëve. Janë nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë që kanë bashkëpunuar me Specialen”, ka thënë Gucati, duke treguar edhe për letrën që gjendej brenda pakos. “Në pako ishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do t’i sjellin edhe 7 mijë dosje të tilla”, ka deklaruar Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …