Qeveria e Kosovës maksimalisht e përkushtuar për mbrojtjen në veçanti të kishave ortodokse në vendin tonë (!)

Albin Kurti: Në praninë e Trumpit, Hoti dhe Vuçiqi, nënshkruan nga një marrëveshje me vetveten

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka quajtur, Avdullah  Hotin kryeministër të paligjshëm duke thënë se, ai së bashku me presidentin serb,  Aleksandar Vuçiq nënshkruan marrëveshje me vetveten dhe jo me Amerikën. Në praninë e Presidentit Trump, kryeministri i paligjshëm i Kosovës dhe presidenti autokrat i Serbisë, secili, nënshkruan nga një marrëveshje me vetveten, meqë  nuk ka asnjë pikë që lidhet me marrëdhëniet me Serbinë në këto letra të nënshkruara që mund të cilësohet arritje nga delegacioni nga Kosovë. Sipas tij, moratoriumi për çështjen e anëtarësimeve dhe vënia në diskutim e shfrytëzimit të Ujmanit janë dështim enorm i këtyre. Kurti  tha se minishengeni ndihmon hegjemoninë e Serbisë. Krimet e dëmet gjatë luftës, borxhi që na e ka Serbia, u shpërfill a harrua nga delegacioni i Kosovës. Koncensionet në planin e Ahtisarit për manastiret dhe kishat nuk kishin pse rëndoheshin edhe më shumë në Uashington DC, thua se nuk ka marrë boll Serbia. Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nuk janë mbrojtur e madje as adresuar problemet e tyre”, tha Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …