Peter Stano

Peter Stano: Kosova nuk mund të aplikojë për anëtarësim në BE, pa u njohur nga gjitha shtetet anëtare të BE-së

Zëdhënësi i BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se sa për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe po ashtu zhvendosja e ambasadës së Serbisë në këtë qytet, këto janë angazhime bilaterale të palëve. Por ai ka thënë se BE-ja ka qëndrim të qartë sa i përket Jerusalemit dhe se në këtë qytet nuk ka ambasadë asnjë shtet i BE-së e nuk ka as delegacion të BE-së atje.“Sa për ambasadat është angazhim bilateral i tyre. Këto pyetje duhet t’u bëhen atyre. Unë vetëm mund të them se pozicioni i BE-së për lëvizjet e ambasadave në Jerusalem është i njohur dhe nuk ka ndryshuar. Nuk ka shtet të BE-së me ambasadë në Jerusalem. Nuk ka delegacion të BE-së në Jerusalem. Është në vijë me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara. BE e ka përsëritur përkushtimin për zgjidhjen për dy shtete. Duhet gjetur rrugë nëpërmjet dialogut për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqendër e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës. Pasi që Kosova dhe Serbia e kanë prioritet integrimin në BE, BE pret që të dyja të veprojnë në vijë me këtë përkushtim”, ka thënë Stano në konferencë për media. Po ashtu Stano gjatë konferencës ka përsëritur se Kosova nuk mund të aplikojë pa anëtarësim të BE-së pa u njohur nga gjitha shtetet anëtare të BE-së. E Kosova nuk njihet ende nga pesë shtete anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …