Sot nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për patrollimin e përbashkët të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Sot nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për patrollimin e përbashkët të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren ka njoftuar se sot do të nënshkruhet “Memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes policisë së Kosovës dhe policisë së shtetit shqiptar në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Marrëveshja do të nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar, Ardi Veliu. Kujtojmë se ky bashkëpunim ka nisur tash e disa vite dhe ka për qëllim rritjen e efikasitetit e të luftës kundër humbjes së jetëve në aksidentet rrugore.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …