COVID

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 26 raste të reja, janë shëruar 32 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  818 testime  sa janë bërë në nivel vendi, 26   të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 32 të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë. Numri i rasteve aktive ka zbritur në  544 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI dhe Avonet: Angazhimi i asistentëve pa Kuvend funksional, abuzim etik dhe keqmenaxhim i parasë publike

Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar ndaj angazhimit të asistentëve personalë nga ana e deputetëve, …