Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, u dëgjua dëshmitari i pestë i mbrojtjes së Salih Mustafës, Gani Sopi

Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, u dëgjua dëshmitari i pestë i mbrojtjes së Salih Mustafës, Gani Sopi

Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, u dëgjua  dëshmitari i pestë i mbrojtjes së Salih Mustafës, Gani Sopi. Ai ka folur për periudhën e parë të vitit 1999 dhe takimet me Salih Mustafën, kur edhe janë takuar në fshatin Butovc në javët e para të muajit prill. Luftëtari i UÇK-së ka thënë se Salih Mustafa kishte qenë i interesuar për strehimin dhe sigurimin e ndihmave të nevojshme për civilët. Në fund të marsit të vitit 1999, pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, bashkë me civilët jam larguar nga Prishtina për në fshatin Butovc, në vendlindjen time.  “Kujtimet janë të vështira, koha dhe rrethanat kanë qenë shumë të vështira, ishte një dhunë represive  shumë e madhe në qytet, por jo vetëm në pjesën e qytetit tim por edhe në pjesë të tjera të qytetit. Policia dhe paramilitarët serb ushtronin dhunë të paparë dhe nuk kishte rrugë tjetër përveç të organizojmë në ndonjë mënyrë popullin dhe atë pjesën që ishte faktikisht kah jetonim edhe ne, me të gjithë shokët dhe bashkëveprimtarët e mi dhe t’i orientojmë nga Butovci, pasi mendonim se  atje ishte një siguri pak më e madhe.  Salih Mustafa kishte qenë në Butovc me rroba civile duke theksuar një xhaketë ngjyrë të gjelbër. Gani Sopi ka treguar se Salih Mustafa është mik e bashkëluftëtar i tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …