Enver Hoxha

Ylli Meçe: ENVER HOXHA , “KLANI”….. DHE TEATRI I KUKULLAVE

As që do e merrja aspak mundimin që të merresha me “Klanin”, sepse ashtu sikurse ka dhe emrin përkon dhe me qëllimin apo dhe misionin që ky TV i ka ngarkuar vetes përballë publikut të gjerë shqiptar. Që të mos merrem me televizionin desha të nënvizoja emisionin e B. Fevziut i cili kërkon të bëjë një “Show mediatik” me emrin dhe figurën e njërit prej legjendave të këtij kombi Enver Hoxha.

Por për ta bërë sa më tërheqës ketë emision, Blendi mbledh rreth vetes disa ish qeliza ADN-je të trashëguara nga merhumi ”Zog”, disa studentë të “historikut” cilët ende nuk kanë dhënë provimet përfundimtare, ndonjë gazetar shqiptar nga trojet tona të Mëmëdheut që ende vuan, por për çudinë më të madhe na del në skenë dhe një Qemal Lame i cili me një pamje prej manikini plastik dhe sikur të jetë i lyer me të bardhë veze, që mbasi i veshën një kostum për ta bërë të pëlqyeshëm për publikun e vendosën atë në vitrinën e ekranit të “Klanit”.

Që të flasë Belndi me mllef kundër Enverit është e pranueshme, sepse fundja origjinën e ka nga Beu famëkeq Neki Starova, sigurisht i vjen dhe plasje që përse atdhetarët kosovarë ja dogjën librat dhe askush nuk denjoi që t’ia blinte madje e quanin fyerje të vendosnin në vitrinat e librarive të tyre një paçavure të tillë.

Pra Blendi, që bën “para -mbrapa” përballë kamerave, sikur të jetë një mekanizëm i çakorduar, dirigjon gjithë studion televizive duke e kthyer atë një teatër kukullash. Mbase “Klani” mund të jetë në krizë dhe për këtë qëllim për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e publikut kureshtar nëpërmjet dokumenteve autentike të arkivave të KQPPSH – së menduan të jepnin emisionin për Enver Hoxhën dhe krimet e tij. Dhe qëllimit ja arritën.

Kur them ja arritën qëllimit e kam fjalën se me të vërtetë publiku u interesua shumë për Enver Hoxhën, se çdo të thuhej për të. Ky fakt është shumë domethënës, sepse tregon që sa më shumë kohë kalon, aq më shumë i ngrihet vlera këtij udhëheqësi të madh të popullit shqiptar dhe të të gjithë trojeve tona. Më parë me duhet të nënvizoj se dokumentet autentike që u sollën para publikut ishin të cunguara, pjese fragmentesh të cilat zgjidhen me kujdes nga llumi antikomunist dhe lakenjtë e tyre, te ish bandave të armatosura apo si disa “ lameqënër ” si Qemal Lamja,  i cili me paturpësinë më të madhe, me pamjen e ngrirë dhe dyllë të verdhë në fytyrë nga frika se mos Enveri i ngrihej përsëri nga varri dhe me hipokrizinë më të poshtër na sjell para publikut disa grimca “kujtimesh të vetat personale” në takimet me Enverin.

Së pari ky birbo që për fatin e keq është pjellë e Labërisë ( andej nga jam dhe unë) e fillon me zbulimin e madh, se fjalimet Enverit ja përgatitnin të tjerët. Harron orë ziu “Lame lameqani” se një ndër parimet e punës organizative për të dalë në ide sa më të drejta është puna në grup dhe kolegjiale, por që Enver Hoxhës t’i përgatitnin të tjerët fjalimet, është jashtë çdo lloj imagjinate dhe për më tepër t’ia përgatitnin ato shkrimtarët tanë. Natyrisht që korrigjimet letrare dhe redaktimet ku ndonjë fjalë përsëritej dy apo tre herë në material sigurisht që hiqej, ndonjë fjali e tepërt doemos që mund të hiqej sikurse mund të shtohej një tjetër në vend te saj dhe Qemali duhet ta dijë se ne kishim një institut të botimeve M-L i cili kishte punonjës shumë të specializuar.

Këtë na quan “Lamja” se materialet dhe fjalimet atij ia përgatitin shkrimtarët? Kur ky paska dijeni të tilla, përse nuk e përmend me emër të paktën një shkrimtar? Por jo Lamja gënjen, sikurse gënjen dhe për krehrin, sikurse gënjen dhe për të tjerat se sipas tij nuk na paska qenë e vërtetë që puçistat të ishin pucista dhe sikurse e thotë Lamja ata na qënkëshin dënuar me pa të drejtë. Po e marrim të mirë qënë. Bukur, po ti Q. Lamja që ishe kryehetues, a e kupton se me firmën tënde, që i ke nxjerrë ata fajtorë duhet ti jepesh drejtsisë për falsifikim provash që kanë çuan në vdekje të pa ligjshshme personat e akuzuar.

 Ti servil i pështirë kujton se me këtë rast mbrohesh gjasme duke e denoncuar dhe dënuar, ”Enver diktatorin” Absolutisht që jo, ti si një krimb i je zvarritur atij përpara këmbeve dhe nuk ke guxuar të bëje jo vetëm “gëk” por nuk është çudi që si një servil plot entuziazëm t’i kesh raportuar për sukseset e hetuesisë që ke drejtuar ti në zbulimin e agjentëve potencialë. Nëse ata nuk ishin fajtorë ti pse nuk i the Enverit: Shoku Enver ata mund të kenë shkelje të normave të Partisë mbase dhe të ndonjë parimi, por nga të gjitha hetimet prej një pune më shumë përgjegjësi, ata nuk rezultojnë të tillë dhe me këtë rast kurrë të mos e firmosje mbylljen e hetimeve.

Ti i ke firmosur ato, duke u marrë atyre padrejtësisht jetën dhe ruajte me këtë rast bythën tënde. Po nëse hapen dhe botohen një ditë fjalët e tua me Enver Hoxhën se çfarë i ke raportuar ti atij? Po sikur të kini qenë ju ai që ti kini thënë Enverit se ne e kemi të provuar fajësinë e tyre? Unë mendoj se ti u ke thënë të vërtetën, pavarësisht se ata nuk e kanë pranuar fajin e tradhtisë. Të mos e pranosh tradhtinë nuk është provë, sikurse dhe t’i thuash dikujt se je tradhtar nuk është provë. Në të dy rastet, fajësia apo pafajësia provohet. Që i gjithë reaksioni botëror, zbulimet e kundër zbulimet, të brendshëm apo të jashtëm e kishin në qendër të vëmendjes rrëzimin e pushtetit popullor kjo as që diskutohet dhe kur vet ish Kryeministri anglez Tony  Bleer e pranon se me të gjitha tentativat për të rrëzuar pushtetin popullor në Shqipërinë së E.Hoxhës ne dështuam, do të thotë se drejtimi i veprimtarisë armiqësore i vendeve imperialiste dhe atyre përqark e deri te CIA amerikane, ishte real dhe jo imagjinar.

Por a mundet z. Lame që armiku i jashtëm të veprojë i pavarur pa siguruar koordinimin me veprimtarinë agjenturore të brendshme?  Dhe kur vet ish ambasadori amerikan në Shqipëri në një emision televiziv ( TV “Klan,” apo “Top”i kjo nuk më kujtohet mirë) e deklaron se…”Po Mehmet  Shehu ishte në shërbimin tonë” ti si mundet ta përgënjeshtrosh atë?

Kjo është vetëm njëra anë e problemit sepse “infazia” e jote apo më saktë papjekuria qoftë dhe profesionale e kombinuar kjo me friken e një lepuri( se mos ata që ke dënuar të kthehen e hakmerren ), pra papjekuria e jote të bën dhe të buzëqeshësh lehte. Në fushën politike armiku nuk po na mundte dot, prandaj tehun e luftës së vet ai e drejtoi në të gjithë sektorët e jetës, në ideologji, art e kulturë, në ekonomi, në ushtri, në sigurimin e shtetit dhe kudo, duke organizuar një bllokadë të jashtëzakonshme. Ju kujtoni se periudhe mbas viteve 80-të dhe lufta që bënte Enveri na qenkësh e tillë se ai kërkonte të vendoste në krye Ramizin?

Gaboheni rëndë, nuk ishte Enveri ai që e shtyti Mehmetin që i biri të bënte lidhje krushqie me të vëllain e të arratisurit politik, përkundrazi Enveri e këshilloi që ta prishte këtë lidhje sepse kuptohej Mehmeti ishte figura Nr. 2 e Shqipërisë dhe një lidhje e tillë binte ndesh ngaqë Arshi Pipa kishte qenë dhe ngeli një eksponent aktiv kundër Shqipërisë. Në atë kohë ne e kemi ndier presionin e madh që bënte Amerika në drejtim të Shqipërisë. Ishin vitet kur nëndetësja e huaj u fut në Gjirin e Vlorës, ishte periudha kur flota amerikane na shkelte ujërat tona, periudha kur Leka Zogu bashke me Xh. Mustafën ishin në San Focca të Italisë gjoja “ me pushime”, ishte koha kur ne kishim dijeni për Xh. Mustafën dhe misionin e tij dhe unë( me gjithë shokët e mi) që po ju shkruaj, së bashku me kryetarin e degës se P, Br. – Vlorë P. Katro i përgjonim në det e në tokë.

Pra, përse vinin këta dhe cili ishte qëllimi? Ardhja e tyre dhe gjithë ky presion kishte domethënie dhe Enveri këto i dinte i kuptonte. Po letra që la Mehmeti kini dijeni ju për të dhe se si e akuzon ai Kadriun dhe Ramizin po aty? Pra të gjitha këto të çojnë në deduksione logjike për veprimtarinë e ethshme dhe të dukshme të armiqve tanë. Kur u rrethua Xh.Mustafa si është e mundur që ai kërkonte të takohej me K. Hazbiun?

Kjo ka domethënie se kjo bandë nuk ishte një bandë e zakonshme si p.sh ajo e H.Çakos por një bandë me mision tejet të rëndësishëm që ti tashmë nga frika dhe lemeria që të ka zënë kërkon ti bësh miq. Por miku i të gjithëve nuk është mik i asnjërit, or Lame frikacaku e sahanlepirës i gjithë pushteteve.

Ti, dhe i gjithë llumi tjetër i bashkëpunëtorëve të djeshëm të nazi-fashisteve, gagarelët me kollare lara- lara, të degjeneruarit, spurdhjakët e laraskave dhe i gjithë kori i kukuvajkave të zeza të këtij kombi, kurrë nuk mund ta ulni dot figurën e Komandantit tonë të lavdishëm. Ai është mal dhe malet askush deri më sot nuk ka mundur ti rrezoje. Sa ishte ai burrë gjallë dhe në këmbë asgjë nuk i ndodhi Atdheut tonë. Ju dhe sëra e juaj e kini nxjerrë në ankand, por ti para së gjithash ke nxjerrë në shitje shpirtin tënd që tashmë ta ka blerë “KLAN”-i.

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: POLITIKANËT TANË ME “TANGA ROZË” DHE….  GJYSËM EFENDIKO BEJLERI

Një prej problematikave që kanë zënë faqet e shtypit të përditshëm është dhe ngelet, për …