Sot rreth orës 17.00, në Ohër, përfundoi takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Vuçiq

Sot rreth orës 17.00, në Ohër, përfundoi takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Vuçiq

Sot rreth orës 17.00, në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit  të Serbisë Aleksander Vuçiq. Fillimisht në Ohër janë mbajtur takimet e ndara të ndërmjetësuesve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Vuçiq. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas bisedimeve me Albin Kurtin  u takuan me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas raportimeve dhe analizave të shumta të atyre që po i përcjellin këto zhvillime duket se as sot nuk do të ketë nënshkrime, pasi këtë e ka bërë të qartë, kryetari i Serbisë, Vuçiq, por ndërkohë lidhur me mundësinë e mos nënshkrimit ka folur edhe emisari  amerikan, Gabriel Eskobar. Takimi Kurti-Vuçiq ka zgjatur rreth një orë.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …