Sot shënohet 27 vjetori i Epopesë së Dukagjinit

Sot, shënohet 27-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, një ngjarje historike e rëndësishme për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kuadër, në Gllogjan do të mbahen aktivitete përkujtimore, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Në orën 11:00 – Homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan ndërkaq në orën 12:00 – Manifestimi qendror

Në këtë ditë historike, më 24 mars 1998, në Gllogjan zhvillohet një betejë frontale mes forcave të UÇK-së dhe atyre të armikut, që e kishin rrethuar fshatin. UÇK-ja, nën udhëheqjen e Ramush Haradinaj, kundërshtoi ashpër pushtimin, duke pasur si synim mbrojtjen e shtëpisë së familjes Haradinaj. Në këtë betejë ranë dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj, të cilët u bënë simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci kritikon PDK-në: Pa ndryshime të thella, rrezikohet tjetër dështim në zgjedhje

Kryetari i komunës së Drenasit njëherit  anëtari i Partis Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka …