Sot të gjitha rrugët e Kosovës e të trojeve shqiptare, pavarësisht acarit dimëror, çuan në Reçak, për të përkujtuar Masakrën e 15 janarit 1999

Sot Reçakut i mungojnë fizikisht bijtë e bijat, nënat e baballarët,  të cilët 26  vjet më parë  ranë në Altarin e lirisë, të vrarë dhe të masakruar nga regjimi terrorist serb i Millosheviqit, por kurrë nuk ka munguar as mungon dhembja, përkujtimi, nderimi,  respekti  për ta,  i liridashësve dhe liri-bërëve të Kosovës,  jo vetëm nëpër përvjetorë, por gjithnjë…

Sot,  katër vjet e më shumë,  Reçakut, në këto ditë përkujtimi   i mungojnë katër krerët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët më 15 janar të vitit 1999 ishin tok në luftën dhe rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Reçak e gjithandej ku luftohej, me heroizëm…

Sot të gjitha rrugët e Kosovës e të trojeve shqiptare, pavarësisht acarit dimëror, çuan në Reçak. Atje  kanë qenë edhe pushtetarët e sotëm,  me qëllim për të mbushur bateritë e patriotizmit në kohë të fushatës. Atyre u duhet  Reçaku, jo për të rënët, por për vete, për të treguar patriotizëm, ndërsa para elektoratit, kurrë dhe asnjëherë nuk e përmendin gjakun e derdhur për liri si bazament i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës, madje kanë mohuar dhe mohojnë të arriturat epokale njëzet-vjeçare. RKL

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. …