Sot do të mbahet një protestë paqësore te Ura e Ibrit në Mitrovicë

Sot do të mbahet një protestë paqësore te Ura e Ibrit në Mitrovicë

Qytetarët e Mitrovicës e më gjerë kanë paralajmëruar se sot do të mbajnë një protestë paqësore për të kundërshtuar ngritjen e shtatores së “Knjaz Llazarit” në veri të vendit, si dhe ndërtimin e lagjes serbe “Lugina e Diellit” po në këtë pjesë të qytetit. Protesta do të mbahet në orën 16:00 pranë Urës së Ibrit, në Mitrovicë. Kërkesat e protestës janë: Heqja e bustit të krahinarit mitik serb të mesjetës, Llazar Hebrelani, ndalimi i punimeve në lagjen “Lugina e Diellit”, kthimi i 11.500 qytetarëve shqiptarë të pjesës veriore në shtëpitë e tyre dhe kërkimi i përgjegjësisë për 11 viktimat e vrara nga Oliver Ivanoviqi, si dhe heqja e “Parkut të Paqes” nga Ura e Ibrit. Protestën nuk e kanë përkrahur kryetari i komunës, Agim Bahtiri por as ish kryetari nga radhët e PDK-së, Avni Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …