Sot u mbajt një tubim madhështor në hapjen e Konventës Zgjedhore të AKR-së

Sot u mbajt një tubim madhështor në hapjen e Konventës Zgjedhore të AKR-së

Përmes një ceremonie solemne dhe tubimi madhështor ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë e përkrahës të Aleancës Kosova e Re,  sot zyrtarisht partia ka shpallur zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet.  Në këtë tubim të Aleancës Kosova e Re ku përveç Presidentit të partisë z.Behgjet Pacolli, të pranishëm ishin edhe anëtarët Këshillit Drejtues, Kryesisë, përfaqësuesit e Aleancës Kosova e Re nëpër institucione si dhe Kryesitë e Forumeve, është bërë e ditur që AKR, do të ketë bazën në punën intensive dhe të sinqertë të këtij subjekti politik. Duke iu bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për bashkim me vizionin e AKR-së, numri një i partisë, njëherit Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, tha se partia të cilën e udhëheqë është në shërbim të qytetarëve dhe të gjeneratave të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …