leoni

Shqiperia Harta

Në 100-vjetorin e copëtimit të trojeve shqiptare takohen në Paris krerë të lartë të shteteve më të mëdha të botës

Mediet në Serbi bëjnë të ditur se më  11 nëntor 2018 do të takohen në Paris kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, bashkë me kryetarin e Francës,  Emanuel Macron. Në këtë takim thuhet se mund të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Çështja e Kosovës pritet të jetë temë edhe në takimin e 12 nëntorit në mes të dy liderëve të dy shteteve më të fuqishme të botës, kryetarit amerikan, Donald Trump dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin. Këto takime pritet të mbahen  në margjina, në  ceremoninë e festimit të 100-vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.  Edhe pse armëpushimi, i nënshkruar më 11 nëntor 1918, i dha fund luftimeve aktuale, ai mori gjashtë muaj negociata në Konferencën e Paqes në Paris për të përfunduar marrëveshjen e paqes,   e cila legjitimoi copëtimin e trojeve shqiptare mes Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Dy të tretat e trojeve shqiptare iu dhanë shteteve fqinje, të cilat filluan edhe aksionet  për shfarosjen totale të tërë një kombi. Versaja  e vitit 1918 kishte krijuar Mbretërinë e njohur jugosllave të tri kombeve, serbëve kroatëve dhe sllovenëve. Popujve  të tjerë si shqiptarëve, boshnjakëve, sanxhaklinjve, vllehve e të tjerë   nuk iu kishte njohur asnjë e drejtë kombëtare dhe as e drejta e Vetëvendosjes  sikur shkruante në dispozitat e konferencës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …