leoni

Sot u mbajt pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore për afatin e dytë

Sot u mbajt pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore për afatin e dytë. Pjesa e parë e këtij provimi, për afatin e dytë ishte mbajtur më 30 gusht. Ministria e Arsimit pas mbajtjes së pjesës së parë të këtij provimi, kishte njoftuar se Komisioni Shtetëror i Maturës ka analizuar raportet nga terreni për ecurinë e pjesës së parë të provimit të Maturës Shetërore (afati i dytë), i cili sipas tyre ka përfunduar me sukses. “Komisioni ka konstatuar se në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha. Në bazë të të dhënave nga pjesa e parë, rezulton se për shkak të posedimit dhe përdorimit të telefonave dhe mospërfilljes së rregullave tjera të këtij procesi, janë përjashtuar nga procesi 45 nxënës, ndërsa ka filluar procedura disiplinore ndaj një administruesi”, ka njoftuar MASHT. Në afatin e parë të këtij testi kalueshmëria e testit ishte 64.64%, si dhe janë larguar 270 nxënës, kurse për 8 administrues janë marrë masa.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …