KMDLNJ

KMDLNJ: Liderët politikë të përmbahen nga gjuha denigruese dhe të përqendrohen te shpalosja e programit qeverisës

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala ka vlerësuar se liderët politik duhet të përmbahen nga gjuha denigruese dhe të përqendrohen të shpalosja e programit qeverisës. “Ne i kemi ftuar partitë politike që të përmbahen nga gjuha denigruese dhe në vend të kësaj gjuhe të ofrojnë programe zhvillimore. Ajo që po bëjnë është denigruese, përpjekje për të hetuar biografinë e të tjerëve dhe familjarët e tyre, që nuk është e rëndësishme, pasi gjatë fushatës duhet të fokusohen në programet e tyre. Çdo parti politike duhet t’i mbledhë anëtarët e vet, t’ua tërheqë vërejtjen dhe të marrin përgjegjësinë për mbarëvajtjen e fushatës. Të mos lëshohen në lojëra të nivelit më të ulët. I ftoj liderët të bëjnë një fushatë që ofron perspektivë dhe mundësi të reja për qytetarët e Kosovës, ka porositur kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …