Bajram Qykovci

Sot u varros në varrezat e Bllacës së Shkupit, veprimtari, Bajram Qykovci, njëri ndër NDSH-istët e fundit

Sot u varros në varrezat e Bllacës së Shkupit, njëri ndër NDSH-istët e fundit, Bajram Emin Qykovci. Kishte lindur dhe ishte rritur në fshatin Cërnillë të Komunës së Ferizajt, në një familje të thjeshtë, bujare fshatare më 1 maj të vitit 1927. Sikur moshatarët e tij të kohës shqiptarë, nuk kishte pasur mundësi të shkollohej, por më vonë kishte mësuar shkrim-leximin si autodidakt. Duke qenë i ri por rritur me trup, e marrin në divizionin SS gjerman dhe në territorin e Malit të Zi. Pas dy javësh,  sërish mobilizohet më 13 nëntor 1944 në Brigadën e II të Kosovës dhe lufton në “çlirimin” e Ferizajt më 17 nëntor 1944. Aty nuk pranon të luftojë dhe me katër shokë nga rrethi i Dragashit dezertojnë dhe dënohen me pushkatim. Duke i dërguar në Shtabin e Brigadës për t’i pushkatuar, ata vrasin një toger dhe një ushtar që i përcillnin për Shtërpcë në shtabin partizan  i cili ndodhej në Shtërpcë.

Bajram Qykovci detyrohet bashkë me katër shokë të mbesin në mal dhe bashkohen në fillim me njësitin e Njazi Alishanit që ishte me luftëtarët e tij në rrethin e Dragashit. Pas një kohe kalon në anën e Llapushës ku u bashkohet njësive të Ukë Sadikut, pastaj të Qazim e Qerim Bajraktarit nga Ostrozubi i Malishevës. Pas gjashtë muajsh kalon në anën e vet në rrethin e Ferizajt ku kishte njësi të shumta që vepronin në male nën udhëheqjen e Adem Gllavicës, Hysen Tërpezës, Ahmet Sejfisë, Rizah Gogës, Abdyl Durës, Sadik Tushës, Ramë Bekës, etj. Kishte marrë pjesë në dy Kuvende Kombëtare të NDSH-së: në Kongresin e Blinajës, më 25 korrik 1946 dhe në Kuvendin e Dobërdolit, në Llugën e Dan Pjetrit, mbajtur në gusht 1946.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …