Radio Televizioni i Kosovës

SPRTK: Piramida mediale e korrupsionit, RTK-ja derdh paratë publike

Sindikata e Pavarur e RTK-së shpreh shqetësim për shpenzimet e pakontrolluara dhe keqmenaxhimin e parasë publike nga drejtuesit e RTK-së. Ajo ka  marr vesh se, rreth 20 anëtarë të Menaxhmentit dhe Bordit të RTK-së, po qëndrojnë këtë fundjavë në Shqipëri me paratë e taksapaguesve të vendit, duke shpenzuar mijëra euro për mëditje, në kohën kur Transmetuesi Publik përballet me probleme të mëdha financiare dhe është zhytur në borxhe disa milionëshe. Shpenzimet e Bordit dhe menaxhmentit të RTK-së për paga dhe mëditje, janë rritur në mënyrë enorme krahasuar me vitet paraprake. Sipas raportit të “South East Europian Media Ovbservatory” të publikuar në fund të vitit të kaluar, Bordi i RTK-së për vitin 2014 ka shpenzuar 152 mijë euro për paga dhe mëditje, duke tejkaluar shpenzimet e planifikuara për 110 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …