Brickos

SQARIM PËR BUJQIT PËRFITUES TË  KOMUNË S SË  RAHOVECIT

Komuna e Rahovecit sot ka vazhduar me shpërndarjen e pajisjeve bujqësore sipas planit të Drejtorisë së Bujqësisë. Komuna e Rahovecit ka njoftuar se janë planifikuar të shpërndahen: 12 freza 1.6 m, 56 freza 1.8 m dhe 14 mulqere për hardhi. Nga njëri operator ekonomik janë shpërndarë vetëm 36 pajisje nga 82 sa kemi pritur ne dhe bujqit. As gjysma e tyre, edhe pse bujqit ishin të ftuar. Ndërkaq, krejt sipas planit për sot, nga 2 operatorë të tjerë, janë shpërndarë edhe 6 motokultivatorë dhe 7 rrotokosa. Gjykojmë se shpërndarja nuk ka shkuar sipas planit, ngase operatori që ka kontratë për furnizim me dy lloje të frezave dhe mulqereve për hardhi të rrushit, edhe përkundër komunikimit të rregullt zyrtar dhe garancisë, se sot do të na furnizojë me këtë sasi, kompania nuk e ka bërë këtë. Si rezultat i kësaj, i kemi dhënë vërejtje serioze dhe si autoritet kontraktues jemi duke i shqyrtuar hapat ligjor për penalizimin e kësaj kompanie, edhe për shkak të vonesave, të papërgjësisë si dhe për mungesë serioziteti në furnizimin me pajisjet e parapara me kontratë. I kërkojmë falje dhe mirëkuptimin e bujqve të ftuar për t’i pranuar pajisjet, e që nuk i kanë marrë ato. Po ashtu, i sigurojmë secilin bujk përfitues të mekanizmit bujqësor, se do ta merr pajisjen që në mundësinë e parë. E, së shpejti Autoriteti ynë Kontraktues, do t’i sqarojë dhe zgjidhë këto probleme me Operatorin Ekonomik.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …