Stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë po shkatërrohet nga dita në ditë

Stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë po shkatërrohet nga dita në ditë

Stadiumi olimpik i Mitrovicës që mban emrin e Heroit Kombëtar ‘Adem Jashari’, është duke u rrënuar nga ditë në ditë. Si pasojë e keq-menaxhimit dhe papërgjegjësisë së organeve të rendit, ky stadium për të cilin u patën bërë sa e sa investime nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është në prag të shkatërrimit. Pjesë të tëra si ulëset në tribuna dhe ndriçimi është dëmtuar. Raportohet se ka pasur edhe raste të vjedhjes së organizuar të instalimeve të rrymës.  Përndryshe, stadiumi olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë është më i madhi në vend, me një kapacitet prej 18.200 ulësesh.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …