Stavileci: Gruaja arkitekte e zhvillimeve pozitive në vend

“Barazia dhe përfaqësimi gjinor nuk duhet të  mbrohet  vetëm me  kuotë, kjo çështje  duhet të jetë pjesë e të gjitha projekteve në mënyrë që potenciali dhe vlerat e gruas të trajtohen në mënyrë të barabartë”, kështu ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci në hapje të Konferencës Regjionale me temë, “Arritjet dhe Sfidat e Politikave për Barazi Gjinore në Kosovë”, në kuadër të programit të  bashkëpunimit ndërkufitar me Republikën e Maqedonisë, mbështetur nga  Bashkimi Evropian.

Ministri Stavileci me këtë rast tha se, gruaja është pjesë e zhvillimeve pozitive të cilat duhet përfshirë në projekte më ambicioze për vendin, “Kemi shumë raste të dëshmuara ku për shkak të potencialit dhe vlerave gruaja  ka qenë arkitekte e sukseseve që gëzon vendi ynë”, tha ministri Stavileci duke shtuar se vendi nuk duhet mbetur peng i kuotave por duhet mbështetur vlerat që përfaqëson gruaja.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …