Stoltenberg

Stoltenberg: Kosova e Serbia duhet të përmbahen nga gjuha nxitëse e veprimet që mund të çojnë në tendosje të mëtejme të situatës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë,  për media të mbajtur në selinë e Aleancës Veri-Atlantike, në Bruksel,  ka folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të çojnë në tendosje  të mëtejme  të tensioneve. Rruga përpara për Kosovën dhe Serbinë është dialogu i ndërmjetësuar  nga Bashkimi Evropian inkurajon të dyja palët të angazhohen me mirëbesim në procesin e negociatave. Stoltenberg thotë se ka parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe në pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor muajt e fundit. Shkaku i sulmeve të ndodhura në Kosovë gjatë vitit të kaluar, vendet aleate të NATO-s kanë shtuar prezencën e tyre në Kosovë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet dhe për t’u siguruar në përmbushjen e mandatit të marrë nga Kombet e Bashkuara, ka thënë mes tjerash, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …