Në 93 vjetorin e vdekjes u përkujtua albanologu i njohur kroat Milan Shuflaj

Në 93 vjetorin e vdekjes u përkujtua albanologu i njohur kroat Milan Shuflaj

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Instituti për Siguri, Medie dhe Arsim, Prishtinë, sot, në lokalet e LSHK-së, në orën 12, organizuan një veprimtari përkujtuese për figurën e shquar, për njeriun model të kombit kroat dhe njeriun fisnik e studiuesin e veçantë MILAN SHUFLAJ (1879-1931), i cili me jetën dhe veprën e tij ka dëshmuar prirjen dhe dashurinë ndaj kombit të vet dhe punës intelektuale e shkencore. Një poliglot i vërtetë, me një njohje të thellë të shumë gjuhëve, ka arritur të japë shumë, megjithëse strukturat politike jugosllave ia këpusin jetën mu në çastin kur do të jepte edhe më shumë për kombin dhe për të tjerët.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Intelektualëve të Kosovës, Shyqeri Galica, në hapjen e këtij aktiviteti përkujtues, theksoi se Milan Shuflaj ishte një figurë e shquar e kombit kroat, por edhe shqipëtar, i cili u privua nga jeta në moshën 52 vjeçare në një mënyrë barbare. Shuflaj ishte njohës e 11 gjuheve të huaja. Shuflaj ka sjellë një kontribut të vyer në kulturën dhe letërsinë shqiptare. Emrat më të shquar të kohës u befasuan nga gama e gjerë e veprave të tij. Shuflaj shkroi disa vepra në gjuhën shqipe, duke përfshirë tituj si “Shqipëria e Veriut”, “Serbët dhe Shqipëtaret”, “Konstandin Balsha”, etj. Ky albanolog i njohur i kushtoi një jetë studimit të shqipes dhe kulturës shqiptare në periudha të ndryshme. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, e dekoroi atë me Çmimin “ Naim Frashëri i Artë” , një nder i lartë për kontributin e tij në fushën e albanologjisë. Me kumtesat e tyre u paraqitën edhe prof. dr. Sabile Keçmezi Basha dhe prof. dr. Hakif Bajrami, të cilët shpalosën segmente nga jeta e tij e pasur në shumë fusha të shkencës dhe dijes.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …