leoni

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në 3-vjetorin e fitores së koalicionit Vetëvendosje-Lista Guxo, ka radhitur dështimet e Qeverisë Kurti

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në trevjetorin e fitores së koalicionit Vetëvendosje dhe Lista Guxo,  ka renditur dështimet e qeverisë Kurti dhe premtimet e pa përmbushura nga pushtetit. Ajo ka thënë se gjatë tri viteve të qeverisë Kurti është duke u vënë në pikëpyetje partneriteti i Kosovës me Amerikën  si dhe sanksionet nga Bashkimit Evropian. Kurti e ka pranuar “Zajednicën” dhe pushteti i tij e ka shkelur shtatë herë Kushtetutën. Ndër të tjera, ajo ka renditur mospërmbushjen e premtimeve si ndërtimin  e çerdheve, banesave për çiftet e reja, mungesën e projekteve infrastrukturore, korrupsionin, në rastin e Martin Berishajt, rasti i Nagip Krasniqit dhe një sërë rastesh të tjera ku krejt qeveria ju del në mbrojtje duke e pengu drejtësinë ta kryejë punën e vet flet për korrupsion. Për më tepër e thotë raporti i fundit për vendin i Komisionit Evropian se vetëm vitin e kaluar janë nënshkruar 2140 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, në vlerë mbi 78 milionë euro”, ka shkruar, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …