Brickos

Stoltenberg: Ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se lufta në Ukrainë do të zgjatë më shumë se sa është menduar. Ai ka shtuar më tutje se shumica e luftërave zgjasin më shumë se sa pritet kur fillojnë prandaj ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka thënë grupit mediatik gjerman “Funke” se duhet ta pranojmë se nëse presidenti Zelensky dhe ukrainasit pushojnë së luftuari, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më. “Nëse presidenti Putin dhe Rusia heqin armët, ne do të kemi paqe. Ne të gjithë dëshirojmë një paqe të shpejtë. Kur të përfundojë kjo luftë, ne kemi nevojë për garanci sigurie për Ukrainën. Përndryshe, historia mund të përsëritet” ka theksuar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …