Stublla e Epërme bëhet edhe me një park

Me qëllim të krijimit të hapësirave publike për qytetarët, në fshatin Stubëll të Epërme të komunës së Vitisë, është përuruar sot parku i quajtur “Të kroi i Struzht”. Me këtë rast, kryetarit i komunës së Vitisë Sokol Haliti, tha se investimi i kësaj hapësire publike do të shërbej për qytetarët si hapësirë e re rekreacioni dhe si vend i zhvillimit të aktiviteteve të shumta. Ndërkaq Marjan Ramaj, kryetar i këtij fshati falënderoj kryetarin Haliti, për financimin dhe realizim e këtij projekti por edhe të projekteve të tjera,që janë duke u realizuar në këtë lokalitet, duke përmendur rrugën alternative që sipas  tij lidh me disa segmente. Përndryshe karakteristikë e këtij parku është se ai është rregulluar kryesisht me gurë natyral, duke ja dhënë bukurinë e kësaj zone. Po ashtu, në këtë hapësirë janë vendosur edhe mjetet përcjellëse si shportat e mbeturinave dhe të tjerë. Këtë investim të komunës së Vitisë, e kanë mirëpritur banorët e këtij fshati, pasi që fshati ka edhe turistë që vizitoj muzeun e shkollës së parë shqipe por edhe të bukurisë natyrore që ka.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …