U mbajt takimi i dytë publik me qytetarët e komunës së Deçanit

Në bazë të ligjit për takimet publike, u mbajt takimi i dytë publik me qytetarët e Komunës së Deçanit, i organizuar nga Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, drejtorët e Drejtorive, Kryesuesi i Kuvendit, me qëllim që të jenë sa më transparent dhe llogaridhënës karshi qytetarëve të kësaj komune. Takimin e hapi Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm në këtë takim ishin një numër i madh i qytetarëve, të shoqërisë civile, të kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe të lagjeve urbane, si dhe palë të tjera të interesuara, ku kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj, prezantoj projektet e realizuara gjatë vitit 2023, aktivitetet, arritjet, sfidat dhe përgjegjësitë, diskutuan për çështje që i preokupojnë qytetarët, për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale, pranuan sugjerime dhe propozime lidhur me çështjet me interes të përgjithshëm. Në këtë takim Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj listoj para qytetarëve projektet të cilat kanë filluar këtë vit si dhe ato që janë në plan për vitin 2024 dhe punët e përfunduara. Pastaj qytetarët parashtruan pyetje, shqetësime dhe kërkesa të ndryshme, për punën e kryetarit dhe ekzekutivit në përgjegjësi, për të cilat të gjithë morën përgjigje konkrete nga i pari i komunës, duke dhënë sqarimet e duhura për çështje të ndryshme që ata i preokupojnë. Në fund, kryetari theksoi se komuna dhe ekzekutivi do të jenë afër tyre deri në realizimin e të gjitha projekteve dhe i bëri thirrje të gjithë qytetarët që edhe vitin e ardhshëm të vazhdojnë të jenë bashkëpunues në mënyrë që të realizojnë qëllimet në zhvillimin e qytetit sepse pa koordinimin dhe angazhimin e plotë të qytetarëve nuk mund të ketë suksese.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …