KMDLNJ

KMDLNJ: Këta që po alarmojnë për luftë në Kosovë, nuk dhanë asnjë kontribut për çlirim, shkaqet objektive a subjektive, i dinë vetë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë,  ka reaguar lundër disa deklaratave të krerëve të shtetit për tensionim të situatës në vend nga ana e Serbisë. Në reagim thuhet se analistë të afërt dhe të financuar nga qeveria madje e tregojnë edhe kohën kur do të ketë sulme në veri të Kosovës, në ndërkohë që edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja  Vjosa Osmani thuaja në çdo takim me të huajt por edhe në paraqitje publike thonë se sulmi si ai i Banjskës mund të përsëritet. Në ndërkohë që shprehen të gatshëm që me të gjitha mjetet e mundshme të mbrojnë Kosovën dhe, në fakt asnjëri prej këtyre që po alarmojnë për luftë të mundshme në Kosovë nuk ka kontribuar me asgjë dhe kanë qëndruar për shkaqe objektive a subjektive larg luftës,  ani pse kanë mundur të jenë pjesë e luftës kur kërkohej sakrificë për liri dhe çlirim”. KMDLNj-ja ka ftuar të gjithë akterët të jenë të përmbajtur dhe të përgjegjshëm në deklaratat e tyre. “Të mos flasin për gjëra që nuk janë fare përgjegjësi e tyre dhe nuk i pyet askush, nuk kanë asnjë ndikim ndërsa thërret institucionet e Kosovës që të angazhohen për zgjidhje të problemeve jetike për qytetarët e Kosovës dhe të mos merren me tema të mëdha për të cilat nuk pyeten nga askush dhe nuk kanë asnjë ndikim, as për zgjidhjen e tyre e as për përshkallëzim të situatës, thuhet mes tjerash në reagimin e Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …