energie regenerabila suedia

Suedia po aplikon tjetër qasje kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi KOVID-19

Përderisa shtetet anekënd botës po ndërmarrin masa të izolimit për ta luftuar virusin KOVID-19, Suedia ka zgjedhur një qasje tjetër. Autoritet e këtij vendi kanë vendosur që të jenë të hapura baret, fushat e lojërave për fëmijë, shkollat dhe institucionet tjera. Qeveria suedeze ka thënë se janë të bindur se qasja e tyre do të funksionoj dhe jap rezultate. Epidemiologu i Suedisë, Anders Tegnell ka thënë se kjo qasje po jep rezultate cilësore në të njëjtën mënyrë siç është bërë gjithmonë dhe ka theksuar se deri më tani kujdesi shëndetësor suedez po e trajton këtë pandemi në një mënyrë fantastike. Ministrja e Jashtme Ann Linde se Suedia po ndiqte teorinë e “imunitetit të tufës” – për të lënë njerëz të mjaftueshëm të kapin virusin ndërsa mbrojnë të prekurit, domethënë popullsia e një vendi ndërton imunitet kundër sëmundjes. Pjesa më e madhe e fokusit të Suedisë ka qenë mbrojtja e të moshuarve. Çdo person i moshës 70-vjeç ose më shumë, i është thënë që të qëndrojë në shtëpi dhe të kufizojë kontaktet e tyre sociale sa më shumë që të jetë e mundur.

Kontrolloni gjithashtu

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Gjakovë

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Gjakovë

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Gjakovë. Në ceremoninë …