Suhareka organizon manifestim për ditën e çlirimit  

Kryetari i Komunës së Suharekës Dr. Sali Asllanaj për nderë të ditës ë Çlirimit 13 Qershori i fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë manifestim.

Më 12 Qershor organizohen këto aktivitete

Turneu në mundje “Trofeu i Çlirimit”, Ora 12:00 në sallën e mundjes te Parku i Dëshmorëve.

Turne në Futboll për Femra, ora 14:00 në Stadiumin e Qytetit.

Finalja e turneut tradicional në Futboll të vogël, ora 16:00, në palestrën e qytetit “13 Qershori”

Me 13 Qershor në ditën e Çlirimit organizohen këto aktivitete

Delegacion i përbërë nga Kryetari i Komunës së Suharekës,  z. Sali Asllanaj, përfaqësuesit e partive politike, Organizata e Dala nga Lufta, Policisë së Kosovës, FSK-së, OJQ-vë  dhe qytetarë,  duke filluar nga ora 10:00 bëjnë Homazhe:

  • Tek varrezat e Dëshmove (Parku i Dëshmove)

  • Pran heroit Besim Ndrecaj dhe Fadil Vata

  • Pran shtatores se Ukë Bytyçi

  • Pran lapidarit të Kenan Halimi

  • Pran përmendores se Viktimave të Luftës

  • Në Fshatin Semetisht tek Varri i Ukë Bytyçi dhe ne Fshatin Nishor te varri i

Bajram dhe Bafti Bytyçit.

  • Homazh te varrezat e Dëshmorëve ne Carraleve dhe te vendi i rënies së

gazetarëve Gjerman te Qafa e Duhlës.

  • Homazh te Lapidari i Dëshmorëve në Fshatin Budakovë.

Nga ora 12:00

Akademia Solemne (Shtëpia e Kulturës Ukë Bytyçi)

Nga ora 17:00

Defileu  i veteranëve të UCK-së, nisja nga oborri i komunës përgjatë rrugës Brigada 123 deri te poligoni i sporti përball palestrës sportive “13 Qershori”.

Nga ora 17:30

Koncert Festiv në poligonin e sportit përball  palestrës sportive “13 Qershori”, ku do të performojn  këngëtar nga Estrada dhe Komuna e Suharekës.

Nga ora 19:00

Koktej për veteranët e UÇK-së në  amfiteatri veror i Qendrës së Rinisë, “Shtëpia e Fellbahut” në Suharekë

Solemniteti i kremtimit të Ditës së Çlirimit të Suharekës dhe ditës së Dëshmorëve “13 Qershori” organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës Dr. Sali Asllanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …