leoni

Shala: Mundësi e mirë që vendi ynë të prezantohet në arenën ndërkombëtare nëpërmjet dijës e kulturës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar një delegacion të Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, të udhëhequr nga kryetarja Hasnije Ilazi.

Ministri Shala i përgëzoi drejtuesit e SHFK-së për suksesin e arritur me rastin e anëtarësimit të tyre në Federatën Ndërkombëtare të Filozofëve, të cilin akt e vlerësoi si dëshmi të sukseseve të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Shala më tej shtoi se pranimi i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës me të drejta të plota në këtë organizatë të madhe ndërkombëtare është një mundësi e mirë që vendi ynë të prezantohet në arenën ndërkombëtare nëpërmjet dijës e kulturës dhe në këtë drejtim, premtoi bashkëpunim.

Kryetarja Hasnije Ilazi e falënderoi ministrin Shala për gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me SHFK-në, sidomos tani meqë pas anëtarësimit të kësaj shoqate në këtë organizatë të madhe ndërkombëtare, kërkohet angazhim dhe punë shtesë.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …