Nënkryetari Fadil Nura priti ministrin Ferid Agani

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani ka vizituar të enjten Komunën e Skenderajt. Ai është pritur nga nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë.

Temat kryesore për të cilat është biseduar në takim kanë qenë mundësitë e investimeve të përbashkëta në fushën e përmirësimit të mjedisit, si dhe procese të tjera të ndërlidhura me planifikimin hapësinor, procesin e legalizimit dhe zbatimin e ligjeve të fushës së mbrojtjes së mjedisit.

Nënkryetari Nura në hapje të takimit e ka falënderuar me përzemërsi ministrin për përkrahjen që i ka dhënë ai Komunës së Skenderajt në procese të ndryshme si dhe në aspektin e realizimit të projekteve në këtë fushë. Ai e potencoi të rëndësishme përkrahjen që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mund të japë në realizimin e projekteve prioritare në kanalizime në disa fshatra. Nënkryetari Nura kërkoi nga z. Agani përkrahjen në përfundimin e projektit të kanalizimit në fshatin Rezallë dhe nisjen e tyre në disa fshatra vitin e ardhshëm.

Ministri Agani shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur me rishikim të buxhetit përfundimin e projektit të kanalizimit në Rezallë dhe iniciativën për projekte të reja në këtë fushë. Ai e vlerësoi të rëndësishëm fokusin e Komunës së Skenderajt në realizimin e projekteve të rëndësishme, sidomos ato që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit.

Të dy udhëheqësit e institucioneve biseduan edhe për procesin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje dhe nevojën e ndryshimi të ligjit të kësaj fushe, zbatimin e ligjit kundër duhanit dhe për mekanizmat që mundësojnë zhvillim të komunave në aspektin e planifikimit hapësinor.  Temë tjetër ishte edhe vetëdijesimi i qytetarëve në ruajtjen e mjedisit dhe aplikimi i gjobave mandatore, mekanizëm ky që ndihmon në ruajtjen e ambientit dhe ngritjen e vetëdijes qytetare.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …