Shpend Maxhuni

Suspendohet nga puna, Afrim Karaxha, sepse tregoi për drogën dhe armët në veturën e Shpëtim Shpend Maxhunit

Zyrtari i Policisë, Afrim Karaxha, është suspenduar nga puna me dyshimin se ka zbuluar për media. që Shpëtim Maxhuni, djali i shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë është përfshirë në një rast penal. Inspektorati Policor i Kosovës pas hetimeve disa javore i ka rekomanduar drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, që të suspendojë këtë zyrtar policor për shkak të dyshimit se ka zbuluar informata të ndjeshme për media. Qalaj të premten e shkuar e ka nënshkruar rekomandimin e IPK-së, duke e bërë të plotfuqishëm vendimin për suspendim. Inspektorati Policor i Kosovës nuk ka kthyer përgjigje për gazetën, ndërsa Policia në një përgjigje të shkurtër me shkrim e kanë konfirmuar suspendimin e  Afrim  Karaxhës.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …