Sytrim Halitaj

Sytrim Halitaj: Një analogji e vogël rreth pushtetit dhe përgjegjësisë në politiken e Kosovës

Dihet tregimi mbi pushtetin se si PDK-ja ishte dhe mbeti gjithmonë ajo “gaca” e të këqijave. Gjithmonë duke u thirrur mbi pushtetin e madh që e kishte PDK-ja, e përherë duke u thënë se dolën nga UÇK-ja dhe kjo me atë idenë se UÇK nuk ishte edhe aq engjëllore.
Nejse, po du tani me dal pak te kjo pjesa e përgjegjësisë, të gjithë ne e njohim historikun e LDK-së, kuptohet që dikush më pak e dikush më shumë, por këta gjithmonë ishin kundër njerëzve kryesor që udhëhoqën me UÇK-në, mirëpo me gjithë zemër ishin pjesë e pushtetit qeverisës, po dihet sëbashku me PDK-në sepse PDK-ja ishte ajo që pushtetin e mbante si duhej dhe gjërat ecnin tutje, normalisht me problemet dhe lëngimet që ne i njohim – sepse janë prezente edhe sot.
Sidoqoftë, PDK përkundër krejt thirrjeve të pa ndalura të LDK-së dhe CO se janë vrasës dhe vëllavrasës e çfarë jo tjetër…PDK-ja vazhdonte ti pranonte si bashkpuntor LDK-në & CO edhe qeverisnin sëbashku përsëri, edhe pse ndër vite ky tregim i LDK-së dhe CO ka vazhduar deri me zgjedhjet e fundit që e treguan rezultatin e tyre. Tash, nëse ndalemi këtu, dihen ngjyrat e vërteta të LDK-së dhe PDK-së si krahasim.
Ajo që është paksa enigmatike, është rrugëtimi i VV-së me gjithë historikun e saj, sepse solli përçarje dhe asnjëherë nuk arriti të balancoj nevojat e saja si elemente politike me plotësimet që i duheshin shtetit tonë, veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në kushtet se si paraqitej shteti i Kosovës nga VV-ja, lulëzimi i saj politik kishte me qenë i pa mundur, jo vetëm në aspektin praktik të saj por as atë ideologjik nuk do të mund ta instalonte në kushtet dhe rrethanat se si këta e paraqisnin shtetit e tyre.
PDK-ja nuk është si VV-ja apo si ndonjë parti tjetër. Kështu që, e vetmja parti politike e cila burimin/themelin e saj e ka përpara fillimit të luftës së fundit, gjatë luftës dhe në fund pas çlirimit të vendit është Partia Demokratike e Kosovës.
Arsyeja është më se e ditur, për ata që pak i njohin rrethanat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.
Njerëzit kryesor të PDK-së, i paraprinë kthimit të pushkës ndaj agresorit serb me bashkpuntorët, brenda vendit dhe jashtë saj. Pra, bëhej luftë edhe e armatosur në vendlindje edhe politike nëpër botë. Të koordinuar ashtu si duhet, sepse rezultati ishte çlirimi dhe në fund pavarsia e vendit.
Për fund, nuk është në pyetje çështja e figurave të përveçme, por në mënyrë të patjetërsueshme është çështja te mungesa e njohurive për politikbërje të duhur e këtyre figura të përveçme, për të balancuar fuqitë politike në vend. Si pozitë dhe opozitë, një përgjegjësi e tillë ekskluzivisht i takon fituesit të zgjedhjeve. Në këtë pikë, VV-ja e ka dëshmuar njëhere se nuk ka kapacitete për të bërë një gjë të tillë, sepse mungesat e tilla na quan në zgjedhje të reja edhe atë në kohë pandemie.

PS. Qëndrimet në këtë shkrim janë personale.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …