Sytrim Halitaj

Sytrim Halitaj: Një qeveri ndryshe

Kur flitet për lidership të mirë, nuk duhet të ngutet në vendime, e aq më pak kur historiku që nga paslufta flet mjaftueshëm për të ditur se qeveritë e mëparshme kanë gënjyer për shtet të së drejtës, liberalizimin e vizave, plotësimin e boshllëqeve në ekonomi etj.

Një qeveri ndryshe, është ajo që rastet si ‘Afera Pronto’ i gjykon ashtu si e meritojnë, e në asnjë formë nuk i falë kur haptazi dëshmitë i ka parë mbarë shoqëria.

Një qeveri ndryshe, është ajo që kur rezervat buxhetore shterren e keqpërdoren, i pret ndëshkimi i pashmangshëm.

Qeveri ndryshe, është qeveria që bizneset private të të gjitha llojeve i vë në binar duke i ruajtur të mos keqpërdoren qytetarët e pafajshëm. Pra, kujdeset për mirëqenien e punëtorit dhe kujdeset që inspektoriati të mos fitoj sëbashku me shefat në mënyrë të paligjshme pasuri milionëshe.

Një qeveri ndryshe, kur gabon, matet mirë dhe rifillon rizgjimin me njerëz të denjë e meritor dhe në asnjë instancë shoqërore e politike nuk bllokohet me njerëz kriminel.

Prandaj, keni durim dhe të shpresojmë që nëse realizohet kjo qeveri, të paktën të mos mbajnë në brendësi të tyre sojin e njerëzve që janë brumi i të gjitha të këqijave me të cilat po përballemi sot.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …